“Kam bërë 9 mëkate, kam prekur 83 zemra”, Kujtim Gjuzi bën ‘bilancin’ e jetës

Kujtim Gjuzi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe njëherazi kreu i Partisë Konservatore, është mjaft aktiv në profilin e tij në Facebook.

Ai herë pas here publikon sondazhet e aplikacioneve që parashikojnë të ardhmen, apo të këtij lloji. Së fundmi, ai ka provuar se ku do të përfundojë pas vdekjes dhe ka bërë kështu një bilanc të jetës.

Ligjvënësi thotë se ka bërë 190 të mira, ka prekur 83 zemra dhe se nivelin e mirësisë e ka 267%. Ndërkohë, shton edhe se ka kryer 9 mëkate, e megjithatë disa prej ndjekësve të tij mendojnë se e ka vendin në Parajsë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto