Flower
Flower

Ka çmendur rrjetin/ A mund ta dalloni kafshën në këtë foto?

Kjo foto, që në pamje të parë tregon një shkëmb që është i mbuluar nga dëbora në një pjesë të malit, fsheh në brendësi një kafshë.

Nëse përqëndroheni shumë, do të vihet re se në fakt në këtë foto është kapur edhe një grabitqar. Bëhet fjalë për një leopard dëbore, i cili është kamufluar aq mirë me ngjyra e mjedisit ku jeton, saqë bëhet i padukshëm për prenë e tij.

Falë gëzofit të tij të shumë të ngjashëm me mjedisin përreth Himalajave të Indisë Veriore, ky grabitqar pothuajse nuk duket fare me sy të lirë.

Kjo foto është shkrepur nga Saurabh Desai, 38 vjeç, i cili është një fotograf i botës së egër dhe vendndodhja është në qytetin Surat të Indisë, në fillim të këtij viti.

Ju mund të pëlqeni dhe këto