“Ju lutem”, thirrja e të riut italian nga ballkoni bëhet virale, kërkesa e pazakontë që u bën komshinjve

Si pasojë e koronavirusit, e gjithë Italia është futur në karantinim. Në rrjetet sociale kanë bërë bujë videot e italianëve që dalin nëpër ballkone dhe këndojnë në këto ditë të vështira.

Por së fundmi, në rrjetet sociale është bërë virale videoja e një të riu që ka dalë në ballkon dhe ka një kërkesë të çuditshme për komshinjtë e tij.

Videoja e regjistruar në Torino shfaq një të ri që ka kërkuar bar dhe i lutet komshinjve që ta ndihmojnë. “A ka njeri bar? Ju lutem! Kam nevojë”, dëgjohet të thotë i riu në këtë video që është bërë virale.

Ju mund të pëlqeni dhe këto