Ju hodhën 120 mijë dollarë gabimisht në llogari, e pabesueshme ç’bën çifti me shumën e majme

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një çifti që jetojnë në Pennsylvania të SHBA-së, ku banka u kishte depozituar gabimisht një shumë prej 120.000 dollarësh në llogarinë e tyre.

Robert Williams dhe Tiffany Williams panë shumën e majme të parave të tyre më 31 maj në llogari dhe në vend që të njoftonin bankën për këtë gabim, ata vendosën t’i harxhonin të gjitha.

Brenda dy javësh e gjysmë, ndërmjet datave 3 dhe 19 qershor, çifti blenë shumë motora e makina. Po ashtu, ata paguan faturat e prapambetura dhe i dhanë 15 mijë dollarë një miku në nevojë.

Para se banka t’u hidhte këtë shumë të majme, ata kishin në llogari vetëm 1.121 dollarë. Kur e kuptuan gabimin, banka i mori në telefon, por dyshja thanë se i kishin shpenzuar paratë. Ata u zhdukën, derisa i arrestoi policia.

Ju mund të pëlqeni dhe këto