Flower
Flower

“Jam shtatzanë”, momenti drithërues kur gruaja i përgjërohet policit për mos t’i marrë jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një grua është qëlluar për vde.kje nga një oficer policie gjatë një kontrolli rutinë.

Kjo ka ndodhur në Baytown, Teksas, ndërsa në video mund të shihet konflikti mes gruas, e cila dëgjohet t’i thotë oficerit të policisë “Jam shtatzanë” përpara se ai ta vri.ste.

Identiteti i viktimës dhe policit nuk është bërë i ditur, ndërsa ende nuk dihet nëse gruaja ka qenë vërtetë shtatzanë.

Në këtë video, shihet gruaja që i thotë policit se po shkonte në shtëpinë e saj dhe ai po e bezdiste, ndërsa oficeri e ka kapur dhe më pas e lëshon e kur ajo tenton të ngrihet, polici e qëllon pesë herë me ar.më.

Zëdhënësi i policisë, Toger Steve Dorris, ka thënë në një konference për shtyp pas ngjarjes se polici në fjalë kishte 11 vite që punonte në departamentin e Policisë Baytown, ndërsa viktima ishte një grua 45 vjeçe.

Ai shtoi më tej se oficeri kishte një urdhër ndalimi rreth gruas dhe e kishte ndaluar për ta arrestuar, por ajo nuk ka pranuar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto