Flower
Flower

“Jam 5 vite e lidhur, e bëj me vëllain e të fejuarit por dua të martohem me atë që kam”

Nga rubrika “Dear Deidre”, The Sun:

E dashur Deidre unë martohem së shpejti por aktualisht po kaloj një lidhje të fshehtë, të mrekullueshme, me atë që së shpejti do të jetë kunati im.

Jam 25-vjeçe dhe kemi qenë të fejuar bashkë për 5 vite.

I fejuari im është 28-vjeç. E takova në një festival muzikor. Ai është një muzikant i shkëlqyer dhe një person i mrekullueshëm, përveç faktit që merr drogë.

Kështu që jeta jonë intime ka marrë tatëpjetën. Kur u lidhëm në fillim, jeta seksuale shkonte mirë. Por, pastaj më premtoi se do të hiqte dorë një herë e mirë nga droga.

Nuk kisha në plan ta tradhtoja por doja shumë që të flisja me dikë dhe vëllai i tij ishte gjithmonë i gatshëm. Ai është 24-vjeç.

Gjithmonë e kam pëlqyer, edhe pse jo në atë mënyrë si tani.

I fola kunatit për problemet në shtrat me vëllain e tij. Ai më ftoi në shtrat dhe unë nuk munda t’i rezistoja.

Bëjmë seks të egër, por e di që lidhja jonë nuk ka kuptim dhe ne të dy nuk duam të jemi së bashku.

Unë vazhdoj ta dua të fejuarin tim dhe me të dua të jem…Dua ta ndaloj lidhjen me vëllain e tij, por nuk e di si.

Kam humbur të gjithë vetëbesimin, pasi i fejuari im më ka hedhur poshtë kaq shumë herë. Ai nuk do të më puthë apo të më përqafojë. Si të dal nga kjo situatë?

Burimi: The Sun

Ju mund të pëlqeni dhe këto