Iu publikua videoja ku shihej duke tradhtuar gruan me një femër tjetër, e pëson keq zyrtari i lartë

Një zyrtar i lartë kinez e ka pësuar keq pasi ka tradhtuar bashkëshorten e tij. Jia Ding u pushua nga posti i sekretarit të Partisë Komuniste të Kinës në qytezën e Yongle.

Vendimi erdhi pasi bashkëshortja e tij publikoi disa pamje në rrjetet sociale, të cilat pretendonte se ia kapi në krevat me një tjetër grua.

Thuhet se në këtë video, Jia Ding shfaqej gjysmë i zhveshur me dashnoren e tij. Menjëherë në dhomë ishte futur gruaja e tij, e cila nisi konfrontimin fizik me dashnoren e Ding.

“Ky është problemi yt. Diskutojeni vet, nuk ka të bëjë fare me mua!”, mësohet se ka thënë dahsnorja.  “Nuk ka të bëjë fare me ty? Ti me vjedh burrin dhe thua se nuk ka të bëjë me ty?”, ka thënë gruaja.

Bashkëshortja më pas tenton ta kapë dashnoren nga fytyra për ta treguar te kamera, dhe i thotë: “Tregoje mirë fytyrën”, por në këtë moment një mashkull thërret “Thirrni policinë!”

Më pas, e dashura e Jia i lutet bashkëshortes të mos përdori dhunën dhe në pamje shfaqet Jia që përpiqet të ndalojë bashkëshorten e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto