Iu anulluan pushimet nga koronavirusi, i riu ndërton ‘kompleksin turistik’ në oborrin e shtëpisë

Të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë anulluar pushimet e tyre verore këtë vit për shkak të rrezikut të infektimit nga koronavirusi.

Por një i ri nga Britania e Madhe ka gjetur një zgjidhje brilante për t’u relaksuar në këto ditë të nxehta vere. Ai e ka kthyer oborrin e shtëpisë së tij në një ambient ekzotik.

Për mediat vendase, Guy Young është shprehur se ka parë në rrjetet sociale video të ndryshme ku tregohej hap pas hapi si të ndërtonte një pishinë në kushte shtëpie, një bar të vogël dhe ambiente relaksuese.

Ai ka thënë se para pandemisë e kishte lënë të shkonte në Alicante të Spanjës, por i anulloi pushimet. Kompleksi turistik që ka krijuar brenda shtëpisë i ka kushtuar atij plot 3500 euro.

“Sapo fillon një ditë e re të krijohet ndjesia sikur ndodhesh në Spanjë. Ulem në pishinë, pi një kokteil dhe ndihem vërtetë mirë. Tani dhe miqtë më kërkojnë që të prenotojnë dhe të më vizitojnë. Të gjithëve i them që janë të mirëpritur”, u shpreh Guy.

Ju mund të pëlqeni dhe këto