Ishte në ndeshjen e futbollit me dashnoren, tifozi kapet mat duke tradhëtuar partneren/ Video

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi, kur një tifoz futbolli ishte duke ndjekur ndeshjen e Ekuadorit. Ai është kapur nga kamerat duke puthur gruan që e kishte pranë vetes.

Por videoja nga ky moment ka bërë xhiron e rrjetit, pasi buri sapo vë re se është kapur nga kamerat, largon krahun nga gruaja dhe ndryshon shprehinë e fytyrës.

Menjëherë njerëzit në rrjetet sociale aluduan se burri ishte duke tradhëtuar dhe e vërteta kështu është.  Tifozi ka pranuar se ishte duke tradhëtuar partneren e tij.

“Do ta mbroj nderin dhe krenarinë time si burrë deri në fund. Askush nuk do të jetë në gjendje të dëmtojë imazhin tim. Ato gra që po më kritikojnë e di shumë mirë që edhe vetë kanë tradhtuar, ndonëse vazhdojnë të më komentojnë”, tha ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto