Flower
Flower

Ishte duke hequr qimet e sqetullës se po i vinte i dashuri, e reja e pëson nga dylli

Një vajzë e re ka qenë duke hequr qimet e sqetullave me dyll, kur padashje pësoi një incident të vështirë.

Kiera Stirton ka harruar se kishte vendosur dyll tek sqetullat e saj dhe teksa ai ishte i nxehtë, ajo uli duart. Por në ato momente, dylli ka ngrirë dhe dy anët e sqetullës iu ngjitën, duke ia bërë shumë të  vështirë lëvizjen.

Këtë ngjarje Kiera e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, duke thënë se ka ndodhur më 4 qershor dhe ka shpërndarë foto të vetes në atë gjendje.

Vajza e re është shprehur se ka qenë duke u depiluar se do t’i vinte i dashuri dhe e harroi fare që kishte dyll në krahë në momentin që e uli atë.

Në rrëfimin e saj në rrjetet sociale, e reja ka thënë se kishte planifikuar të depilonte edhe zonën e bikinit, por ndryshoi mendje pas asaj që i ndodhi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto