I shpëtoi sulmit të Kullave Binjake në SHBA, por koronavirusi i merr jetën burrit

Stephen Cooper ka qenë një elektriçist në qytetin e New York, i cili u bë i famshëm për shkak se u kap në një foto gjatë sulmit ndaj Kullave Binjake në shtator të 2001.

Në këtë foto, Stephen shihej bashkë me një grup njerëzish teksa i largoheshin rrëzimit të “World Trade Center”. Për fat të mirë, ai shpëtoi.

Mirëpo, Stephen ka ndërruar jetë në 28 mars të këtij viti. Ai ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Ai ishte 78 vjeç. Fotografia e njohur u shkrep nga një fotoreporter i “Associated Press” dhe mbushi faqet e para të gazetave në të gjithë botën.

Ju mund të pëlqeni dhe këto