I riu merr kredi miliona dollarë nga shteti për krizën e pandemisë, i harxhon duke blerë Lamborghini

Një 29 vjeçar nga Florida në SHBA ka shfrytëzuar kreditë që ka dhënë qeveria amerikane për përballimin e Covid-19 dhe ka blerë një makinë Lamborghini.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur të hënën më 27 korrik. Sipas mediave amerikane, David T. Hines, 29 vjeç, do të përballet me pasojat ekonomike të veprimit të tij.

Mësohet se Hines mori 4 milionë dollarë kredi nga shteti amerikan për të ndihmuar bizneset e vogla që po falimentonin nga kriza e pandemisë.

David T. Hines

Mirëpo, ai i shpenzoi të gjitha paratë duke blerë një makinë Lamborghini dhe me blerje të tjera ilegale. Menjëherë policia e arrestoi atë të hënën. Ai akuzohet për vjedhje parash, deklarim të falsifikuar tek institucioni huadhënës përkatës dhe kryerjen e transaksioneve ilegale.

Sipas autoriteteve, ai e ka shpenzuar këtë shumë nëpër hotele luksoze, në veshje e bizhuteri, etj. Ai kishte marrë gjithsej 13. 5 milionë dollarë në kredi nga Banka e Amerikës.

Ai momentalisht është në arrest shtëpie derisa të merret një vendim në seancën e 14 tetorit. Nëse shpallet fajtor, 29 vjeçari do dënohet me 70 vite burg.

Ju mund të pëlqeni dhe këto