I ngacmoi gruan, shqiptari i kërkon dëmshpërblim financiar burrit tjetër

Në ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Fushë-Kosovë. Sipas raportimit të policisë, një burrë shqiptar kishte ngacmuar gruan e një shqiptari tjetër.

Bashkëshorti i gruas në fjalë është revoltuar nga kjo ngjarje, por i ka bërë një kërkesë të pazakontë ngacmuesit.

Ai i ka kërkuar 2 mijë euro atij për shkak se i kishte ngacmuar gruan. Madje, ai ka shkuar në polici dhe ka denoncuar këtë rast.

“ Me 10.10.2019 nga ankuesi mashkull K/Shqiptar është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka detyruar viktimën t’ia japë 2000 euro si kompensim, pasi i njëjti kinse kishte ngacmuar bashkëshorten e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka qenë njoftimi i policisë për mediat.

Ju mund të pëlqeni dhe këto