I mbyllën Instagram-in, 21 vjeçarja merr policinë e shpërthen në lot: “Jeta nuk ka më kuptim”

Jessy Taylor, një vajzë 21 vjeçare nga Florida, u vendos në qendër të vëmendjes kur llogaria e saj në Instagram me mbi 100 mijë ndjekës u raportua nga disa persona dhe u mbyll krejt papritur.

Pas këtij veprimi, Jessy mori menjëherë në telefon policinë dhe shpërtheu në lot, duke thënë se jeta e saj s’kishte më kuptim dhe se ajo nuk di të bëjë asnjë punë.

Sipas mediave të huaja, kjo çështje u bë e madhe dhe asaj iu rikthye llogaria në Instagram, pas së cilës 21 vjeçarja u shpreh e lumtur në intervistat që dha, e shpërtheu në ofendime ndaj njerëzve që ia mbyllën.

Ju mund të pëlqeni dhe këto