I frikësuar nga koronavirusi, videoja e berberit ku shihet si i trajton klientët bëhet virale

Shumë njerëz në botë janë të panikosur nga koronavirusi, i cili është përhapur në shumë vende të botës.

Së fundmi, një berber nga Kuvajt është dëshmi e masave që njerëzit kanë marrë për të parandaluar infeksionin nga koronavirusi.

Në këtë video, që është bërë virale tashmë, berberi shihet teksa mban një maskë dhe distancën nga klienti i tij. Ai ka vendosur krehërin mbi një shkop.

Teksa përpiqet të mbajë distancën nga klienti, berberi me këtë gjest është bërë viral në rrjetet sociale. Mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto