Hyri të vidhte makinën por bllokohet brenda, hajduti kërkon ndihmën e policisë

Po bën bujë në gjithë botën lajmi rreth një hajduti në Norvegji, i cili kërkoi ndihmën e policisë për t’u liruar. Një djalë 17 vjeç, hyri brenda një makine për ta vjedhur, por dyert u bllokuan, duke mbetur brenda për afro një orë.

Makina ishte me super teknologji të fundit dhe dyert u bllokuan, duke bërë që ai të mbetet brenda.

Kështu si zgjidhjen e vetme për të shpëtuar, i riu pa lajmërimin e policisë.

Agjentët e zonës së Trondheim mbërritën në vendin e ngjarjes, të hënën e 24 dhjetorit, ku gjetën të riun të bllokuar brenda mjetit të ekspozuar në një panair për makina, me qëllim për ta vjedhur

Policia norvegjeze deklaroi se, “Arritëm në vendin e ngjarjes dhe e liruam të riun, të cilin më tej e arrestuam për tentativë vjedhje. Djali jeton në Trondheim, dhe është me precedentë penalë po për vjedhje”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto