Historia e pabesueshme e 102 vjeçares, si arriti të mposhte gripin spanjoll dhe koronavirusin

Mildred Geraldine është një grua 102 vjeçare që i mbijetoi gripit spanjoll pasi u infektua me të në vitin 1918. Por së fundmi, ajo u infektua me koronavirus në muajin maj.

102 vjeçarja u infektua në shtëpinë e të moshuarve në Nju Hempshajër, ku qëndron. Fatmirësisht, ajo e ka kaluar koronavirusin dhe tani gëzon shëndet.

Mildred Geraldine

Gruaja i ka thënë vajzës së saj, Xhulias, se beson që është e destinuar për të bërë diçka të madhe dhe akoma është duke e zbuluar atë.

“Ajo shpesh më ka thënë se mendon që nëna natyrë beson se ajo ka vdekur në 1918 dhe e ka harruar atë”, thotë e bija e saj.  E moshuara lindi më 18 janar 1918 dhe po në atë vit, u sëmur me grip bashkë me të ëmën dhe vëllain e saj.

Mildred Geraldine

Ajo ishte sëmurur aq shumë, sa edhe mjekët i shuan shpresat. Por 102 vjeçarja ia ka arritur të triumfojë, duke mposhtur dy viruset dhe dy kancera.

Mildred Geraldine
Ju mund të pëlqeni dhe këto