“Hej! Dil nga këtu!”, hajduti iu fut në shtëpi, 10 vjeçarja bën gjestin e papritur ndaj tij/ Video

Një ngjarje e pazakontë është kapur nga kamerat e sigurisë të një shtëpie në SHBA, ku shihet se si një hajdut është përpjekur të grabiste këtë banesë.

Në këtë video shihet Lola Pendly, 10 vjeçe, e cila ishte e ulur në ndenjësen e parë të makinës dhe po dëgjonte muzikë kur pa hajdutin që po i afrohej shtëpisë së tyre.

Teksa burri po tentonte të hynte në shtëpi, Lola i bërtet me me të madhe: “Hej! Largohu! Dil nga këtu!”, i thotë e mitura hajdutit.

Për fat të mirë, grabitësi është dorëzuar dhe është larguar menjëherë. Momentin nga ngjarja mund ta shikoni në videon më poshtë:

Ju mund të pëlqeni dhe këto