Habit Ralf Gjoni nga Kuvendi, zbulon arsyen astrologjike pse kryeministri Rama ndërron mendje

Deputeti Ralf Gjoni ka kundërshtuar sot në Kuvend vendimin e qeverisë për të mbajtur maskat në publik. Ai ka marë rastin e tij, ku gjithmonë e mbajti maskën, por u infektua në fund të korrikut.

Gjoni më pas ka ‘studiuar’ shenjën e horoskopit të kryeministrit Edi Rama. Po ashtu, ai ka habitur kur ka thënë se se Berisha do të jetojë edhe 10 vite.

 “Unë e kam mbajtur maskën gjithë vitit. Prapë më zuri COVID-i në korrik. Kush e mori këtë vendim për maskat? Kë pyeti Rama? E ndërron mendjen si me hënë, është gaforre e ndërron mendjen si me hënë. Ky është i paparë. Ky po përballet me popullin. Do përballeni me inat popullor. A doni ta dini pse Rama është më i aftë se Meta dhe Berisha për pushtet? Sepse është piktor i mirë, pikturon fabula imagjinare. Berisha ka edhe ditëlindjen sot. Sa malet i tha Meta, sa malet edhe 10 vite të tjera në kurriz të shqiptarëve”, tha Gjoni në fjalën e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto