Habit mamaja 44 vjeçare: “Kam varësi ndaj pudrës, nuk i rezistoj dot”

Një nënë 44 vjeçare ka habitur së fundmi me deklaratën e saj. Lisa Anderson, 44 vjeçe, nga Britania e Madhe, ka filluar të konsumojë pudrën para 15 vitesh.

Gjithçka nisi pasi i bëri një banjë të birit dhe nuk mundi t’i rezistonte dot erës që vinte nga pakoja dhe e provoi. Prej asaj kohe, ajo ka konsumuar vazhdimisht pudër, deri në 200 gram në ditë.

Lisa shprehet se e konsumon atë çdo 30 minuta dhe se ngrihet edhe natën për ta bërë këtë gjë. Ajo ka shpenzuar deri më tani 8 mijë paund për pudrën e saj të preferuar, “Johnson’s Baby”.

Koha më e gjatë që ajo ka qëndruar pa e konsumuar pudrën ka qenë dy ditë dhe është shprehur se ka qenë një torturë e vërtetë. Zonja Anderson e mbajti të fshehtë zakonin e saj për një dekadë, por u zbulua nga bashkëshorti i saj, pasi 44 vjeçarja shkonte shumë shpesh në banjë dhe teshtinte. Pas insistimit dhe të bashkëshortit gruaja shkoi në spital për tu konsultuar me mjekët, të cilët ngritën dyshimin se ajo mund të jetë e prekur nga “sindroma e picës”.

Kjo sindromë shpesh ndodh përkrah çrregullimeve të shëndetit mendor që dëmtojnë funksionimin, siç është autizmi ose skizofrenia. Mund të jetë gjithashtu një shenjë e stresit. Në një intervistë për Daiy Mail ajo u shpreh se ajo është tërhequr në fillim nga era e produktit dhe tani nuk mund të bëjë më pa të.

“Nuk e di si nisi gjithçka por pudra ka një shije të ngjashme me sapunin. Mund të marr një shishe 200g në ditë. Mbaj mend që me të vërtetë tërhoqi erën e saj. Tani nuk mund të bëj pa të. Unë ngrihem dh marr pudrën dhe e konsumoj atë çdo gjysmë ore. Unë me të vërtetë nuk mund të shkoj gjysmë ore pa të. Më e gjatë që kam qenë pa të është dy ditë, kjo ishte koha më e keqe e jetës sime”, tha Lisa Anderson.

Ju mund të pëlqeni dhe këto