Habit deputeti, zhvishet në mes të Kuvendit për kauzën e rëndësishme

Një politikan nga opozita në Meksikë ka habitur njerëzit me mënyrën e papritur që ka gjetur për të ironizuar korrupsionin në vend.

Deputeti Antonio Garcia Conejo ka vendosur që të zhvishet në seancën plenare dhe është shfaqur në podium i veshur vetëm me mbathje.

“Ju keni turp të më shihni lakuriq, por nuk keni turp të shihni njerëzit tuaj duke lëvizur në rrugë të zhveshur, zbathur dhe të uritur pasi u keni vjedhur paratë dhe pasurinë e tyre”, deklaroi ai.

Kjo video është parë nga më shumë se 7.4 milionë njerëz brenda pak ditësh.

Ju mund të pëlqeni dhe këto