Gruaja realizon ëndrrën më të madhe, bëhet nënë në moshën 61 vjeçare

Një grua është bërë nënë në moshën 61 vjeçare, duke realizuar ëndrrën e saj më të madhe që kishte për t’u bërë me fëmijë.

Ana Maria Pontelo Moreira punon si asistente infermiere në Brazil dhe arriti që ta lindte fëmijën pasi kishte 5 vite që kishte nisur trajtimin me IVF.

Sipas mediave të huaja, 61 vjeçarja ka lindur një djalë që ia ka vendosur emrin Ian, i cili ka lindur me një peshë 3.4 kilogramë.

“E di që ka gra në moshën time që duan të bëhen nëna, por janë të frikësuara. Unë e bëra realitet ëndrrën time. Trajtimi nuk ishte i lehtë, sepse mu desh të merrja hormone, kushton shumë dhe kishte shumë njerëz që nuk kishin besim. Jam shumë e lumtur tani”, u shpreh 61-vjeçarja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto