Gruaja nxjerr në shitje bashkëshortin e saj me një çmim epik: “Bashkëshort i përdorur…”

Një grua nga gjermania me pseudonimin Dorte L, i ka habitur të gjithë njerëzit kur ka nxjerrë në shitje bashkëshortin e saj në një faqe të shitjeve online.

“Bashkëshort i përdorur”, ka shkruar gruaja në përshkrimin e ofertës së saj, duke shtuar se ishte lodhur nga sjellja e tij dhe mendonte se ata nuk duhet të ishin më bashkë.

Dorte kishte vendosur edhe çmimin i cili fillonte vetëm nga 18 euro.  “Gjatë këtyre ditëve të Krishtlindjeve kam kuptuar se ne nuk i përkasim njëri- tjetrit. Nuk dua të rri më me bashkëshortin tim, jam e lumtur të negocioj për çmimin. Dorëzimi është i mundshëm dhe sot, kështu që mund ta provoni menjëherë, por nuk mund ta ktheni”, shkruan gruaja nga Gjermania.

Njoftimi i saj kishte marrë shumë përgjigje, por 40-vjeçarja e kishte bërë të gjithën për argëtim. Bashkëshorti e kishte mësuar që ishte vënë në shitje nga gazetat lokale.

Ju mund të pëlqeni dhe këto