Gjyshja i bën foto mbesës çdo ditë me qenin e shtëpisë, rezultatet janë të mahnitshme

Një vogëlushe 2 vjeçare nga Japonia do të ketë një kujtim shumë të bukur kur të rritet. Mame luan vazhdimisht me qenin e shtëpisë, Rikun, të cilin e ka shumë përzemër.

Për shkak se janë të pandarë, gjyshja e Mames ka vendosur që të kapi në foto çdo moment që ata kalojnë së bashku dhe fotot më pas i poston në Instagram.

Këto pamje janë bërë shumë popullore në rrjetin social dhe pëlqehen nga mijëra veta. Gjyshja ka shkrepur shumë foto gazmore të dyshes, ku nuk mungojnë as dy qenushat e tjerë, Gaku dhe Qoo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto