Flower
Flower

Gjeli dërgohet në gjykatë se shqetësonte fqinjët me këngën e mëngjesit, dënimi që mori është epik

Një seancë gjyqësore e pazakontë është mbajtur në Zvicër, ku një gjeli i është vendosur një orar për të ‘kënduar’. Gjeli u dërgua në gjyq nga fqinjët e tij që jetojnë 15 metra larg, të cilët u ankuan se ai ishte shumë i zhurmshëm.

Ata kishin bërë një regjistrim me video që e treguan në gjykatë, ku dëgjohej gjeli duke kënduar nga 10-14 herë në orë.

Kështu, gjykata vendosi që ta lejojë gjelin të dali jashtë e të këndojë prej orës 8 të mëngjesit deri në 10 pasdite, nga e hëna në të shtunë. Të dielave, nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 10.

Kur nuk janë këto orare, gjeli duhet të mbahet në një vend të errët. Sipas vendimit të gjykatës, ky orar u përcaktua për mirëqenien e kafshës dhe interesat e fqinjëve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto