Gafa e Kryemadhit që po bën xhiron e rrjetit: “Vjehrrën e vjehrrin e sëmurë duhet t’i çosh e t’i marrësh nga shkolla”

Në një intervistë të fundit që ka zhvilluar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka bërë një gafë që po bën xhiron e rrjetit.

Ajo po shprehej se një politikan e ka të vështirë të mendojë si një familjar, duke shtuar se në vendin tonë ka shumë gra sot që vuajnë për punë dhe për këtë fajin ajo ia ka adresuar qeverisë.

“Një politikane e ka shumë të vështirë të mendojë si një grua në familje, e cila duhet të shkollojë fëmijët, të shërbejë në familje, duhet të pagojë dritat, ujin, duhet të merret me vjehrrin, vjehrrën ose me prindërit e sëmurë, duhet t’i çojë në shkollë, t’i marri nga shkolla”, tha Kryemadhi.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto