Gafa e bujshme, gazetarit i zbulohet tradhëtia ndaj partneres gjatë transmetimit live nga shtëpia/ Video

Një gazetar i njohur në Spanjë është turpëruar publikisht pasi i ka dalë sheshit tradhëtia ndaj partneres teksa po bënte një intervistë live nga shtëpia e tij.

Gazetari Alfonso Merlos mund të përballet me shkatërrimin e jetës së tij profesionale për shkak se një grua lakuriq iu shfaq në sfond teksa po jepte intervistën.

Mësohet se gruaja në sfond nuk ishte e dashura e tij, Marta Lopez. Merlos, që është një gazetar i njohur në Spanjë, ndodhet në një situatë të vështirë tani.

E dashura e tij, Marta Lopez, u ka thënë mediave spanjolle se ata janë duke u ndarë pas kësaj situate të turpshme. Gazetari i ka kërkuar falje publike të dashurës dhe ka shpërthyer kundër kolegëve të tij gazetarë që nuk ndajnë jetën private nga ajo personale.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto