Fshijeni menjëherë aplikacionin që iu kthen në plak, e pabesueshme çfarë fshihet pas “Face App”

Këto ditë ka bërë bujë në rrjet përdorim i aplikacionit “FaceApp”, i cili është shkarkuar nga miliona veta dhe i tregon njerëzve se si do të duken kur të jenë pleq.

Me siguri edhe ju e keni provuar ose keni parë miqtë tuaj teksa e përdorin këtë aplikacion. Mirëpo, duhet ta fshini menjëherë nga telefoni këtë app!

Sipas ekspertëve britanikë, ky aplikacion rrezikon të dhënat tuaja personale, pasi ju i jepni akses tek fotot, videot dhe të tjera të dhëna.

Në një prononcim për “Daily Mail”, ekspertët e sigurisë britanike thonë se ky program është krijuar nga një firmë ruse që prodhon programe kompjuterike e quajtur “Wireless Lab”. Këta hakera, janë shndërruar në shqetësim për Kremlinin mbi sigurinë globale kibernetike.

Ju mund të pëlqeni dhe këto