“Fryu era dhe mbeta shtatzanë”, 25 vjeçarja shokon me deklaratën e saj pasi lindi fëmijën

Një vajzë 25 vjeçare, që quhet Siti Zainah ka dhënë një deklaratë të habitshme, pasi pretendon se ka mbetur shtatzanë përmes erës dhe jo marrëdhënies seksuale.


25 vjeçarja është shprehur: “Fryu erë dhe mbeta shtatzanë”. Deklarata është bërë edhe më e habitshme pasi e reja pretendon se e gjithë kjo ndodhi brenda 1 ore dhe më pas ajo lindi.


“Isha shtrirë në shtëpi dhe e ndjeva erën të më kalonte nëpër trup”, tha e reja. Sipas drejtorit të klinikës së komunitetit, mund të bëhet fjalë për një shtatzani kriptike.


Kjo ndodh kur nëna nuk është e vetëdijshme për shtatzaninë deri në momentin që lind. Sigurisht që askush nuk e ka besuar versionin e 25 vjeçares, por deklarata e saj e habitshme është bërë virale në të gjithë botën.

Ju mund të pëlqeni dhe këto