Fotot që kanë përlotur të gjithë/ Qeni i futbollistit Sala pret të zotin të kthehet në shtëpi

Emiliano Sala është futbollisti që u zhduk gjatë udhëtimit me avion nga Franca drejt Cardiffit para dy javësh. Autoritetet përkatëse kanë zbuluar në mbetjet e avionit një trup të pajetë, i cili nuk është identifikuar ende nëse është piloti ose futbollisti.

Kjo ngjarje tragjike ka tronditur të gjithë, duke përfshirë këtu familjarë dhe futbollistë e miq të Salës. Por qeni i futbollistit, Nala, nuk e kupton tragjedinë që ka ndodhur dhe vazhdon e pret para derës së shtëpisë të zotin e tij që të kthehet.

Kjo foto e qenit të Salës janë shpërndarë në rrjet dhe kanë prekur shumë persona.

Ju mund të pëlqeni dhe këto