Fotot emocionuese/ Djali rrezikon jetën për t’i dhënë lamtumirën të ëmës së infektuar me koronavirus

Ramsi Suwaiti ishte një 73 vjeçare që ndërroi jetë nga koronavirusi katër ditë pasi u shtrua në spital. Djali i saj, ka bërë një gjest heroik për t’i dhënë lamtumirën të ëmës së tij.

Në rrjetet sociale është bërë virale fotografia e djalit të saj 30 vjeç, i cili shihet i ulur pranë dritares së dhomës ku qëndronte mamaja e tij.

Këtë foto e ka publikuar përfaqësuesi i Patriotic Vision në Kombet e Bashkuara, Mohamad Safa. “Djali i një gruaje palestineze që ishte infektuar me koronavirus, është ngjitur nëpër mure deri në dritaren e dhomës së saj dhe e vështroi derisa ajo ndërroi jetë”, ka shkruar Safa përbri fotove.

Rasmi vuante nga leucemia dhe doli pozitive me koronavirus, që i mori edhe jetën. “Djalë i mrekullueshëm, më nxorri lotët nga sytë dhe bëri që fyti im të dridhet nga dashuria dhe përkushtimi i tij për nënën”, ka qenë komenti i një qytetari.

Ju mund të pëlqeni dhe këto