Fotoja virale/ Ky ilustrim nga viti 1962 parashikoi pandeminë e koronavirusit

Fotografia më poshtë është shkëputur nga gazeta javore italiane “La Demenica del Corriere” në vitin 1962 dhe këtë kohë, ka marrë shumë vëmendje.

Në të, shihen njerëzit e izoluar nga të tjerët. Shumë njerëz e kanë interpretuar këtë foto si një parashikim të asaj që do të ndodhte në të ardhmen, më konkretisht në 2020 me koronavirusin.

“A do të shkojmë nëpër qytete kështu? Ja se si mund të lehtësohet problemi i trafikut në qytete, nëse nuk zgjidhet plotësisht: makina të vogla me një vend që zënë një zonë të vogël”, ishte përshkrimi i kësaj fotoje.

Krijuesi i saj është karikaturisti i madh satirik Walter Molino.  Titulli sugjeron që fotografia në të vërtetë tregon se si problemi i trafikut në qytete mund të lehtësohet në të ardhmen duke përdorur makina të vogla.

Me pak fjalë, ky ilustrim nuk tregonte të ardhmen dhe botën në luftën kundër koronavirusit, por tregonte se si trafiku i madh nëpër qytete mund të lehtësohej duke përdorur makina të vogla me një vend.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto