Foto virale/ Punonjësit e firmës shkojnë të zhveshur në punë, shkak bëhet presidenti i vendit

Gjithçka nisi kur Aleksander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë, dha një fjalim për zhvillimin e vendit dhe për rritjen e punës.

Mirëpo, gjatë këtij fjalimi, presidenti kishte ngatërruar fjalën “zhvillim” me “zhveshje” dhe për këtë shkak një kompani kishte vendosur të tallej me të.

Dhjetëra të rinj dhe të reja kishin shkuar në punë ditën e nesërme komplet të zhveshur, fotot e të cilëve kanë bërë xhiron e rrjetit.

Ata pretenduan se fjalimin e presidentit e kishin interpretuar si “zhveshje” në punë. Për këtë shkak, ata morën vendimin që ka habitur shumë njerëz.

Ju mund të pëlqeni dhe këto