Foto virale/ Gruaja gjen mënyrën epike për t’u mbrojtur nga infektimi me koronavirusi

Të shumtë janë njerëzit që kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’u mbrojtur nga infektimi me koronavirus. Në Britaninë e Madhe janë marrë masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Së fundmi, në një supermarket në Herne Bay në Britani, është filmuar një grua teksa blinte ushqime e mbështjellë nga një top i madh mbrojtës, që përdoret kryesisht për ushtrime fizike.

Një burre e ka ndjekur ngado duke blerë ushqimet dhe duke i vendosur në shportë. I pyetur rreth “teknikës” që gruaja ka përdorur, asistenti i saj është shprehur: “Ajo po vetëizohet, ka një fiksim të madh pas pastërtisë”.

Ndërkohë që gruaja ecte brenda topit mbrojtës, asistenti e fshinte herë pas here. Një punonjëse i ka kerkuar gruas që të dalë nga supermarketi ose do të detyrohej të kërkonte ndërhyrjen e sigurimit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto