Fenomen i rrallë/ Panikohen njerëzit, bie breshër në formën e koronavirusit

Një ngjarje e rrallë ka tronditur Meksikën por jo vetëm, pasi një breshër që ka rënë, ka shokuar kalimtarët kur forma e tij ka qenë si e koronavirusit.

Fenomeni është parë në komunën e Montemorelos, në Nuevo Leon, ku imazhe të copave të akullit me kunja, të ngjashme me formën e Covid-19, janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Një ndjekës ka shkruar se ky është një mesazh nga Zoti se duhet të qëndrojmë të fortë, ndërsa një tjetër shkruan se ky është mesazh nga Zoti për të treguar se duhet të izolohemi.

Pas këtij fenomeni ka reaguar edhe meteorologu dhe konsulenti i Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Jose Miguel Vinas, i cili ka thënë se kokrrat e breshrit kanë qenë mjaft normale.

“Brenda një stuhie, një top breshri do të fillojë si një formë e vogël sferike dhe do të grumbullojë shtresa akulli në krye”, ka thënë ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto