FaceApp bën mrekullinë, prindërit ribashkohen me fëmijën që iu rrëmbye 18 vite më parë

Këto ditët e fundit ka bërë bujë aplikacioni “FaceApp”, i cili të shndërron në një version më të plakur të vetes tënde.

Por duket se përpos argëtimit, ky aplikacion ka rezultuar shumë i dobishëm. Një familje e ka përdorur atë për të gjetur fëmijën  e tyre, i cili iu rrëmbye kur ishte vetëm 3 vjeç.

Duke përdorur aplikacionin, policia përdori një foto të 3 vjeçarit, duke e plakur atë që të përfitonte një pamje si dukej ai tani.

Këtë foto policia e vendosi në një bazë të dhënash mes mijëra personash dhe pasi u përzgjodhën 100 persona, u arrit të zbuloj 21 vjeçari.

“Kur e gjetëm, refuzoi të besonte se ishte fëmijë i rrëmbyer, por ADN-ja përputhej me atë të prindërve të tij biologjikë”, është shprehur një hetues. Weifang u zhduk në vitin 2001, në një kantier ndërtimi ku punonte babai i tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto