Preu veten për të parë a do tërhiqte peshkaqenët pas gjakut të tij, rezultatet janë të frikshme

Një ixh inxhinier i NASA ka bërë një testim të frikshëm. Kjo ka qenë java e peshkaqenëve dhe me këtë rast, Mark Rober i është dedikuar një studimi që lidhet me ta.

Mark, që numëron plot 7.8 milionë ndjekës në Youtube, vendosi të testonte nëse peshkaqenët tërhiqeshin pas gjakut të njeriut.

Kështu, ai fillimisht hodhi në det vaj peshku, urinë, të cilat nuk i tërhoqën peshkaqenët. Por vetëm pasi preu veten dhe doli gjak njeriu, peshkaqenët erdhën aty brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Për 45 minuta, peshkaqenët ndoqën gjurmët e gjakut. Në fund të testimit, ai vuri re se 4 peshkaqenë u interesuan për vajin e peshkut, asnjë për urinë dhe 41 peshkaqenë u tërhoqën pas erës së gjakut të njeriut.

Ju mund të pëlqeni dhe këto