Flower
Flower

Është kthyer në hero në Greqi, gjesti i 30 vjeçarit shqiptar që u duartrokit nga të gjithë

Anton Nake është një shtetas shqiptar që jeton në Greqi. Këto ditë, ai është cilësuar si hero nga banorët për shkak të veprimit të tij.

Shqiptari ka arritur që të shpëtojë disa qenë që kishin ngecur në një ndërtesë ku kishte rënë zjarr. Ai dëgjoi qentë të qanin dhe pa u menduar dy herë, u ngjit në katin e dytë dhe i liroi ata. Në rrëfimin e tij, Anton ka treguar se një qen ishte pas derës dhe iu hodh në krahë kur e pa.

I dyti e sulmoi, por Antoni ka treguar se e mori në krahë dhe e nxorri jashtë në rrugë, ku ishin pronarët e shtëpisë.

 “Unë do doja të bëja më shumë. Unë veprova instiktivisht dhe që të fitoja kohë”, u shpreh shqiptari për mediat greke.

Ju mund të pëlqeni dhe këto