Epike/ Marina Vjollca e puthi, vogëlushi kërkon ta fshijë: “Po ti ke burrë”

Gjatë rubrikës “Ka një mesazh për ty” ka qenë i ftuar babai i një djali me sindromën Down, Vilsonit. 11 vjeçari e pëlqen shumë moderatoren Marina Vjollca dhe për këtë arsye moderatori Ardit Gjebrea e ka ftuar Marinën në emision që të surprizonte Vilsonin.
Kur Vilsoni pa Marinën, u gëzua pa masë dhe shkoi e përqafoi. Marina e puthi atë në faqe dhe i la një shenjë me buzëkuq. Por Vilsoni kërkoi ta fshinte shenjën sepse i bëhej e dashura xheloze.
Marina Vjollca: Të ta fshi apo do e mbash kujtim?
Vilsoni: Jo.
Ardit Gjebrea: Mos mo ta kishe mbajtur kujtim.
Vilsoni: Jo, jo.
Ardit Gjebrea: Pse ta shikon ndonjë dhe bëhet xheloze?
Vilsoni: Po.
Marina Vjollca: Kush bëhet xheloze more?
Vilsoni: E dashura.
Marina Vjollca: Vilson, nuk jam unë e dashura jote?
Vilsoni: Jo ti ke burrin.
Marina Vjollca: Ku e di ti që kam burrin unë mo?
Vilsoni: Po e di.
Marina Vjollca: E kush është e dashura jote, si e ka emrin?
Vilsoni: Ledi.
Marina Vjollca: Unë po bëhem xheloze.
Vilsoni: Jo, jo mos u bëj.