E tmerrshme/ Shoqja hedh nga ura 16 vjeçaren, asaj i ndodh gjëma (Video)

Një vajzë adoleshente është shtyrë dhe është hedhur nga ura pasi miqtë e saj e kanë detyruar që të provonte këtë hedhje.

Kjo ngjarje ka ndodhur në lumin Lewis në Yacolt, Uashington, mbi “Moulton Falls”, ku 16 vjeçarja Jordan Holgerson ka qenë bashkë me miqtë e saj.

Në këtë video tronditëse dëgjohet Jordan në sfond teksa thotë: “Jo, unë nuk do të hyj”, por miqtë e saj i bëjnë presion adoleshentes që të hidhet.

Ajo u thotë “Jo” për herë të dytë, kur befas njëri thotë “Gati?” dhe një shoqe e 16 vjeçares e shtynë atë drejt urës. Si pasojë, adoleshentja ra nga lartësia 18 m mbi ujë dhe përfundoi në spital, duke zbuluar se kjo ishte hera e parë që kishte hipur mbi urë.

“Isha e vetëdijshme kur godita ujin”, tha ajo. Jordan tregoi se dikush menjëherë notoi për ta shpëtuar pasi ra në ujë. 16-vjeçarja u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore të Uashingtonit.

Sipas Genelle Holgerson, nënës së Jordan, tha se e bija pësoi pesë brinjë të plasaritura dhe lëndime të brendshme pasi u shty nga ura. Jordan pësoi gjithashtu një ezofag të lënduar, një trake të plagosur, flluska ajri në gjoks dhe një mushkëri të shpuar. “Ajo është me fat që nuk është e paralizuar apo e vdekur,” tha Holgerson.

Ashley Mahree e cila e bëri videon publike tha se vajza që e shtyu Jordan duhet të shkojë në burg.”Unë mendoj se kjo vajzë duhet të mbajë përgjegjësi”, tha ajo. Zyra e Sheriffit të Clark County po heton aktualisht incidentin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto