E talli për peshën e tij, sot vajza i lutet 26 vjeçarit të lidhet me të pas transformimit drastik

Anthony Bayer ka vuajtur shumë në jetë për shkak të peshës së tij, ku edhe një vajzë që ai pëlqente, e refuzoi dhe u tall hapur me të.

Tani 26 vjeç Anthony ka bërë një ndryshim drastik në trupin e tij, duke humbur plot 60 kilogramë. Ai e kishte shumë të vështirë që të gjente më parë rroba për të veshur.

I riu nga Australia peshonte 157 kg, ndërsa falë aktivitetit fizik dhe gatimeve që filloi të bënte vetë, ai ra shumë në peshë.

Nuk ishin rreziqet shëndetësore, por refuzimi i një vajze ai që e bëri Bayer të ndryshonte stilin e jetës. Ajo i kishte pohuar Bayer se do të shkonte me të në mbrëmjen e maturës, por kur ai shkoi i veshur me kostum dhe limuzinë në shtëpinë e saj, ajo e refuzoi.

Kështu, Anthony vendosi të ndryshonte komplet stilin e jetës dhe tani vajza i ka kërkuar që të lidhen, por ai e ka refuzuar atë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto