E reja pa në ëndërr sikur kishte ngrënë unazën e fejesës, tronditëse çfarë zbulon pasi zgjohet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në San Diego të Kalifornisë, ku një vajzë e re ka përjetuar ëndrrën e saj t’i kthehet në realitet.

Jenna Evans, një 29 vjeçare, kishte parë në ëndërr sikur kishte ngrënë unazën e saj të fejesës. Ajo ëndërroi sikur disa hajdutë ndodheshin në tren dhe që mos t’ia vidhnin, ajo e gëlltiti unazën.

Por kur u zgjua, Evans u trondit kur nuk e pa unazën në gishtin e saj të fejesës. Kështu, rezultoi se ajo e kishte gëlltitur vërtetë atë.

Jenna ka treguar përmes një postimi në Facebook, që është bërë viral tashmë, se pasi u zgjua i tregoi të fejuarit se ç’kishte ndodhur.

Pasi ai kishte qeshur shumë, dyshja shkuan në spital dhe rezultoi se unaza ishte vërtetë në stomakun e saj. Mirëpo, 29 vjeçarja filloi të përjetonte dhimbje.

Për këtë shkak, mjekët ndërhynë shpejt dhe i nxorrën unazën nga stomaku. Tani unaza është aty ku e ka vendin, në gishtin e saj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto