E pazakontë/ Shqiptari detyrohet t’i tregojë fotot ‘hot’ me partnerin doganierit që ta kalonte në kufi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në doganën gjermane, ku një shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka bërë ç’është e mundur që doganieri ta linte të kalonte.

Shqiptari po udhëtonte nga Zvicra drejt Gjermanisë sepse do shkonte të takonte partnerin e tij. Por kërkesa e tij nuk është pranuar nga polici, i cili ka kërkuar fakte për lidhjen e tij homoseksuale.

Shqiptari, i cili është martuar ligjërisht me partnerin, nuk mundte të kalonte kufirin pavarësisht dokumentit. Polici i ka kërkuar atij fotografi intime dhe madje edhe video me partnerin.

“Ai më bërtiti duke u shprehur se mund të kthehesha mbrapsht nëse nuk kisha dëshirë. Isha krejtësisht i hutuar dhe nën presion. Nuk kam asnjë foto me të në rrjetet sociale. Prindërit e mi janë myslimanë të devotshëm, ata kurrë nuk do ta kuptonin marrëdhënien time,” tha ai për ’20 minuten’.

‘Çelësi’ për të kaluar kufirin u gjet, me shqiptarin që më në fund gjeti foto seksi mes tij dhe partnerit, ku vihej re fytyra e tij dhe penisi i partnerit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto