E pazakontë/ Lokali më i njohur në Berlin i ndalon hyrjen kancelares Merkel, zbulohet arsyeja pse

Lokali më i njohur në Berlin, “Standige Vertretung”, i ka ndaluar hyrjen kancelares gjermane Angela Merkel, ministrit të Financave Olaf Scholz dhe politikanëve të tjerë për shkak të mbylljes së lokaleve në Gjermani.

Jorn Peter Brinkmann dhe Jan Philipp Bubinger, pronarët e këtij lokali, kanë zbuluar vendimin e tyre përmes një video-mesazhi në Facebook. Ata deklaruan se kancelarja me bashkëpunëtorët e saj janë fajtorë për vendosjen e këtyre masave kufizuese.

 “Disa nga këta politikanë kanë vendosur të mbyllin përsëri restorantet dhe të na ndalojnë të punojmë. Ne po i rendisim në listën e zezë menjëherë. Ne nuk do të jemi të lumtur t’i shërbejmë kancelares Angela Merkel, Ministrit të Financave Olaf Scholz, kryeministrit bavarez, Markus Soder, Kryetarit të Berlinit, Michael Müuler”, thanë ata, duke ftuar kolegët e tjerë t’iu bashkohen lëvizjes së tyre.

Ju mund të pëlqeni dhe këto