E pazakontë/ I pastrehu gjobitet nga policia për dalje nga shtëpia gjatë karantinës, zyrtari: “Qesharake dhe mizore”

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në Itali, ku një i pastrehë është gjobitur me 280 euro nga policia për shkak se kishte thyer karantinën gjatë izolimit.

Pasquale Gudice, 63 vjeç, zyrtarisht ka një shtëpi. Mirëpo, ai prej 10 vitesh fle në rrugë dhe ushqehet me lëmoshën që merr nga qytetarët e Komos.

Mbrëmjen e 19 nëntorit policia e gjeti atë në qendër të qytetit, ku ai qëndron prej vitesh. Këshilltari rajonal i demokratëve në Komo, Angelo Orsenigo, e ka cilësuar këtë masë ndëshkuese si “qesharake dhe mizore”.

I pastrehu me gjobën në dorë

“Është qesharake dhe mizore që të ndëshkohet një person që nuk ka se ku të futet për të respektuar karantinën. I kërkoj autoriteteve që ta tërheqin gjobën jo vetëm sepse është e pamundur që të paguhet nga i moshuari, por edhe për faktin se përforcon përshtypjen se Komo dhe institucionet e tij nuk kanë mëshirë për të varfërit në një moment kaq të vështirë që po kalojmë”, u shpreh Orsenigo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto