E pazakontë, gruaja luan në violinë gjatë operacionit për të hequr tumorin/ Video

Një grua 53 vjeçare nga Londra është bërë virale në media. Në vitin 2013, Dagmar Turner u diagnostikua me tumor në tru dhe kishte vite që po luftonte për ta hequr.

Së fundmi, ajo është futur në operacion në spitalin “King’s College” në Londër. Por dy orë pas nisjes së operacionit, ajo është zgjuar.

Duke qenë se ka një pasion të madh për violinën dhe luan në orkestrën simfonike “Isle of Wight”, Dagmar ka luajtur në violinë teksa mjekët i hiqnin tumorin.

Në fakt kanë qenë vetë mjekët që ia kanë kërkuar këtë gjë që të siguroheshin se pjesët e trupit që kontrollojnë lëvizjet delikate të duarve dhe koordinimin, mos të dëmtoheshin gjatë operacionit.

53 vjeçarja ka luajtur në violinë derisa ka përfunduar operacioni, i cili ka rezultuar një sukes. Njëri nga mjekët, Ashkan, është shprehur se i kanë hequr 90% të tumorit.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto