E pazakontë/ E gjithë familja e mbyllin gojën me ngjitës gjatë gjumit për arsyen e habitshme

Së fundmi, një këngëtare e njohur në Indonezi tha publikisht se ajo, bashkëshorti dhe djali i tyre 2 vjeç, e mbyllin gojën me ngjitës përpara se të flenë.

Kjo metodë e quajtur “Butejko” thuhet se e ndihmon trupin e njeriut që të marri frymë vetëm nga hunda. Sipas Andien, mbyllja e gojës i ka eleminuar erën e keqe në mëngjes dhe bën një gjumë më të qetë.

Metoda “Butejko” është zhvilluar nga një mjek rus, Konstantin Pavloviç, në vitet 1950. Sipas këtij mjeku, shumë sëmundje që kishin lidhje me frymëmarrjen, do të zhdukeshin.

Të shumta jane teoritë mbi këtë sëmundje. Disa besojnë se ajo ka shëruar ankthin, depresionin, lodhjen kronike e diabetin. Sëmundja më e shpeshtë që thuhet të jetë kuruar nga kjo metodë është apnea e gjumit, që ndodh kur frymëmarrja ndalon kur flemë dhe sjell gërhitjen.

“Nëse fëmija vjell natën, goja duhet të jetë e hapur. Në rastin më të keq, dikush më të mbytet”, janë shprehur disa mjekë, duke treguar edhe aspektin negativ të kësaj sëmundje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto