E pazakontë/ 36 vjeçari jeton për 3 muaj në aeroport nga frika e koronavirusit

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në SHBA, pasi 36 vjeçari Aditya Singh është arrestuar sepse kaloi tre muajt e fundit duke jetuar në aeroportin e Chicago-s.

36 vjeçari kishte frikë nga koronavirusi dhe refuzonte të shkonte në shtëpinë e tij. Ai u arrestua kur stafi i një linje ajrore i kërkoi mjetin e identifikimit dhe ai nuk e kishte një të tillë.

Singh tregoi një kartë identiteti që dyshohet se ishte e falsifikuar sepse i përkiste një personi që ishte zhdukur në tetor të vitit të kaluar. Në një deklaratë për mediat, policia bëri të ditur se Singh udhëtoi nga Los Angeles në Chicago më 19 tetor dhe prej asaj dite nuk doli nga aeroporti.

Avokatja e tij ka deklaruar se ai kishte gjetur një mjet identifikimi dhe ishte fshehur në aeroport pas frikës nga Covid. Për tre muaj ai është ushqyer me ushqimet që i kanë dhënë udhëtarë të ndryshëm.

Ju mund të pëlqeni dhe këto