E pastreha mahniti metronë me zërin e saj, i bëhet oferta tunduese që mund t’i ndryshojë jetën

Prej vitesh, një grua e pastrehë qëndron në metronë e Los Angeles dhe i kënaq pasagjerët me zërin e saj mahnitës.

Së fundmi, edhe një video e Emily Zamourkas duke kënduar ka bërë xhiron e rrjetit. I pranishëm në këto momente në metro ka qenë edhe producenti i njohur, Joel Diamond.

Ai u mahnit nga zëri i saj dhe i ka bërë asaj një ofertë për kontratë muzikore. Me flokët e kapura bishtaleca, gruaja ka mahnitur me zërin e saj në këtë video që është publikuar nga departamenti i policisë.

“4 milion njerëz e quajnë LA shtëpinë e tyre, ka 4 milion histori, 4 milion zëra. Ndonjëherë duhet që të gjithë të ndalojnë për të dëgjuar vetëm një, për të dëgjuar diçka të bukur”, shkruan departamenti i policisë në postimin e tij.

Diamond është shprehur se ajo ka një nga zërat më specialë që ai ka dëgjuar. Producenti, sipas TMZ, i ka ofruar një shumë në letër që ata të krijojnë së bashku një hit të vërtetë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto