Flower
Flower

E kapi punonjësen duke fjetur në orarin e punës, s’do ta besoni se çfarë i bën pronari asaj

Një punonjëse pastrimi në një lokal në Sidney të Australisë, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke fjetur gjatë orarit të punës.

Gruaja në fjalë, si duket është lodhur dhe pasi ka përfunduar punët, ka fjetur në divanin e lokalit. Të gjithë këtë situatë e ka parë pronari i lokalit, i cili ka bërë reagimin e befasishëm.

Ai ka publikuar këtë pamje në rrjetet sociale dhe u shpreh se ka të drejtë që të flejë për të rimarrë energjinë e humbur.

“Jeta është e vështirë shumë herë. Meqë puna u bë atëherë nuk ka asnjë problem që pastruesja të flejë gjumë dhe të shplodhet”, ka shkruar pronari përbri kësaj fotoje, ku shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë përgëzuar për veprimin e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto